Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    E FUNDIT/ Skënderbeu “bie” në Korçë. Fiton Teuta dhe i largohet fundit!

    Aktualitet April 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu-Teuta 0-1

    Shënues: Gjini 74’

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Shaqe, Randi (Lika 81’), Janaqi (Moses 84’), Merlim, Liço, Djantu, Nikaj (Nikaj 66’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç

    Teuta: Vata, Jazxhi, Gjini, Beqja, Daci (Faust 59’), Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Daja, Arifi (Peposhi 59’). Trajner: Edi Martini

    Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Cokaj, Ergys Spahiu, Sokol Bebja

    Kartonë të verdhë: Shaqe, Liço, Janaqi / Daja, Gjinollari

    Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës ka nisur menjëherë në sulm për Skënderbeun, ku Gerco provon nga distanca, por topi përfundon në duart e portierit durrsak.

    Menjëherë kundërpërgjigjen durrsakët që kanë dy raste të mira shënimi në zonë, por me portën bosh nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë. Rastet për Teutën falë shtatlartësisë së mbrojtësve të Teutës që në goditjet standarde bien në sy në krahasim me lojtarët e Skënderbeut.

    Më pas loja më shumë luhet në mesin e fushës, ku ka duele të ashpra mes të dy ekipeve, por pa rrezikuar portat respektive

    Në minutën e 31-të gjyqtari Hamiti pasi shikon edhe VAR-in jep 11-metërsh. Ka protesta të shumta nga ana e Skënderbeut, por gjithsesi është Daci që nga pika e bardhë godet shtyllën dhe topi përfundon jashtë. Sërish pas humbjes së penalltisë ka protesta nga ana e vendasve.

    Deri në minutën e 40-të ka protesta për shumë faulle që jep gjyqtari Hamiti dhe loja duket se është tensionuar, qysh pas momentit që dha 11-metërsh.

    Mbyllet pjesa e parë me rrjetat e paprekura 0-0.

    Pjesa e dytë nis pa asnjë ndërim nga të dy skuadrat, duke u besuar të dy teknikët lojtarëve që hodhën në fushë nga starti.

    Menjëherë dy raste nga një për secilën skuadër, madje raste të arta shënimi. Është Liço për Skënderbeun dhe nga ana tjetër Daci për Teutën që humbasin raste të pastra, të dy me kokë gjuajnë jashtë.

    Një tjetër raste të pastër humbet kapiteni i Skënderbeut, Liço në minutën e 61-të, teksa topi prek vetëm rrjetën e jashtme të portës durrsake.

    Në minutën e 74-ër do të vinte edhe goli i avantazhit për miqtë. Është Gjini që gjuan me kokë në zonë dhe 0-1.

    Pas shënimit të golit nga ana e Teutës, trajneri Gvozdenoviç kryen disa ndërime, ku edhe Rashica, Lika, apo Moses nuk sjellin ndryshim në rezultat.

    Rastin më të mirë për të barazuar e kishte kapiteni Liço që lëshon një “predhë” nga 25 metra larg, por portieri Vata bën heroin duke e dërguar topin në këndore.

    Përfundimisht 0-1 për Teutën.

    Minutat dhe rastet e pjesës së parë

    2’ – Gerco provon nga e djathta e sulmit për Skënderbeun me të majtën dhe pret në pozicion Vata.

    8’ – Gerco për Djantu në zonë që gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë.

    31’ – Teuta pretendon për prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtësit e Skënderbeut. Gjyqtari Eldorjan Hamiti shkon në VAR. Pasi e shikon jep 11-metërsh. Gjuan Daci dhe topi prek atje ku bashkohet shtylla e djathtë pinugle me tranversalen dhe përfundon jashtë. Miqtë humbasin rastin më të pastër të shënimit.

    Minutat dhe rastet e pjesës së dytë

    48’ – Me startin e pjesës së dytë Skënderbeu humbet një rast të pastër. Është Merlim që në një këndore e dërgon topin në zonë dhe atje Liço gjuan me kokë dhe shpëton për mrekulli porta e Teutës, topi përfundon jashtë.

    50’ – Të njëjtën gjë humbet edhe Teuta, teksa Daci me portën bosh me kokë gjuan jashtë.

    61’ – Goditje dënimi për Skënderbeun diagonal në krahun e majtë të sulmit. Është Nikaj që shërben në zonë për Liçon dhe topi prek vetëm rrjetën e jashtme. Shpëton porta e Teutës.

    74’ – Goditje këndi për Teutën. Gjini shtatlartë me kokë gjuan dhe 0-1 për Teutën, shënojnë miqtë.

    86’ – Kapiteni Dean Liço ka rastin e pastër për të barazuar rezultatin. Gjuan nga largësia dhe në trekëndësh shpëton portën Vata.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Maliq/ Sekuestrohen mijëra kapsolla piroteknike, procedohet penalisht pronarja e një marketi

    December 31, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kush ishte kolonjari Xhafer Bej Ypi?

    August 31, 2023

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.