Kryeministri Rama ka caktuar Taulant Ballën në postin e Ministrit të Ri të Brendshëm.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkruan Rama.
Ky vendim i Ramës vjen pas dhunës së fisit Rraja ndaj kushërinjëve Maja për guroren në Krujë.