Ish-kryeministir Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme ku ish-kreu i komunës në Shëngjin, Salvador Kaçaj, u bllokua në rrugë nga dy automjete me xhama të zinj.
Sipas Berishës Kaçaj në atë moment në automjet ndodhej me djalin e tij, ndërkohë falë manovrës që shoferi i tij bëri, arritën t’i shpëtojnë atentatorëve të cilët sipas ish-kryeministrit kanë qenë të porositur nga kryeministri Edi Rama dhe Pjerin Ndreu.
Ndër të tjera ish-kryeministri tha se ky akt i rëndë kriminal për ekzekutimin e Kaçajt është bërë edhe në bashkëpunim me Policinë, teksa më tej ka theksuar se e gjithë ngjarja është e filmuar.
“Siç keni konstatuar ne kemi ndjekur një linjë duke regjistruar çdo akt terrori, çdo akt, çdo përpjekje për blerje masive të votave, të porporcioneve të paimagjinueshme, deri në oferta thuaje sa euro don për euro, por këto sigurisht janë të dokumentuara evidentuara dhe për këto kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkombëtarë. Kemi informuar KQZ, por sot unë dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm ku Salvador Kaçi një nga eksponentët e PD në LEzhë, ish kryetar i Bashksië së Shëngjiti, e kanë ndjekur dy makina pa targa ku ai ka qenë bashkë me djalin e vet dhe shoferin, persona të maskuar, të armatosur, kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati të qëllojnë mbi ta.
Shoferi i Salvadaorit një ish gardist i sprovuar ka arritur të manovrojë me makinë dhe ti bëjë të pasigurt në atnëtatin e tyre, në kryerjen e atentatin. Ata e kanë ndjekur mbrapa me qëllim, me armë në dorë që ti vrisnin, nuk kanë arritur por të gjitha këto janë filmuara. Mund tju them ju që dje dhe pardje bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës dhe ata e kanë bërë këtë akt në shoqërim nga Policia e cila kalonte afër edhe as që u thoshte, përkundrazi krijonte përshtypje te banorët që ajop bëntë sigurimin e banditëve.
Pra, kjo ka qenë situata në Lezhë në përpjekje për eleminimin fizik të Salvadorit dhe djalit të tij, i cili është hstetas amerikan dhe ka ardhur për të votuar.Ky akt kriminal, atentat i dështuar ndaj Salvador Kaçit është vepër e Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut.
Edi Rama siç e dini u mor personalisht me Salvadorin në fjalimin e tij në Lezhë në një kohë kur Salvadori përveç mbështetjes së kandidatit të koalicionit, Pashk Gjonit, ka zbatuar në të gjithë jetën e tij ligjet dhe rregullat dhe nuk ka lënë kurrë ndonjëherë ndonjë veprim të palijgshëm.
Por mbështetja për Pash Gjonin ka kërcënaur zgjehdjen e banditit Pjerin Ndreu dhe kanë organizuar bashkë me Ramën, mqns Rama e shënjësoi Salvadorin, në mënyrë për ekzekutimin e tij bashkë me djalin në makinë. Ky akt është një krim i shëmtuar personalisht i Edi Ramës dhe Pjerin Ndreut me të cilin ata kanë synuar me çdo kusht të ndryshojnë rezultatin në Lezhë, nëpërmjet një akti të tillë dhe natyrisht të eleminojnë fizikisht nëj kundërshtar të shpallur nga Rama si një njeri i rrezikshëm për rezultatin e tij në Lezhë. Unë dënoj me ashpërinë më të madhe këtë akt”, tha Berisha.


