E masakroi burri me thikë, pas një muaji në spital humb jetën 36-vjeçarja nga Korça.
Rreth një muaj më parë Aleko Myrtollari masakroi me thikë gruan e tij Marjola Myrtollari në Korçë.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë në të gdhirë të kësaj të shtune. Gruaja ishte shtruar në një spital të kryeqytetit, e plagosur që prej datës 3 qershor.
Autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.
Sipas tij, ai i kërkuar që të nisë një punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka kërkuar të punojë vetëm Aleko për të mbajtur fëmijët dhe familjen.