Një 15 vjeçar nga qyteti i Pogradecit ka tentuar të vetëvritet me mjete rrethanore dhe medikamente.
Sipas policisë, adoleshenti ditën e djeshme ka konsumuar medikamente për t’i dhënë fund jetës ndërkohë që burime të siguruara thanë se 15 vjeçari ka prerë edhe damarët
Kanë qenë ndërhyrja e shpejtë e prindërve që ka bërë të mundur dërgimin e tij me urgjencë në spitalin e Pogradecit, duke bërë të mundur shpëtimin e tij
Burime të siguruara thanë se adoleshenti ka krijuar një lidhje me një bashkëmoshatare por prindërit e adoleshentes kanë qenë kundër lidhjes së tyre
Kjo gjë duket se e tronditur adoleshentin i cili një ditë më parë ka ndërmarrë një veprim të tillë


