Komisariati i Policisë Korçë ka arrestuar në flagrancë shtetasin Nesti Zhorbo 56 vjeç, banues në qytetin e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me dy vajza të moshës 7-8 vjeç.
Burime te siguruara thanë se 56 vjeçari ka qene i ulur ne nje prej lulishteve të qytetit të Korçës kur pranë tij kanë qenë duke luajtur dy vajzat e mitura.
Të njëjtat burime thanë se 56 vjeçari ka tentuar ti preke në disa pjesë të trupi dy minorenet, ngjarje kjo e parë nga disa kalimtarë të rastit por edhe një prej familjarëve të vajzave, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimi e 56 vjecarit.
Burime pranë policisë së Korçës thanë se Nesti Zhorbo ka kryer dhe me pare gjeste të turpshme në vende publike në qytetin e Korçës por është proceduar në gjendje të lirë.
56 vjeçari pritet të dalë pas dy ditësh përballë gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.