Korçë: Një 18 vjeçar nga Durrësi i jep fund jetës. Hidhet nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18 vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qera një nga hyrjet e pallatit. Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend.
Policia është në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.


