Në fshatin Vloçisht të bashkisë së Maliqit është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë.
Në një kohe kur gruri është drejt korjes persona të papërgjegjshëm kanë ndezur zjarr afër një zonë me mbeturina duke rrezikuar një pjesë të konsiderueshme toke të mbjellë me grurë.
Ka qënë Dëfrim Merolli banor i zonës i cili sapo ka parë zjarrin ka lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës të Maliqit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse të Maliqit është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe ndalimi i përhapjes së zjarrit që favorizohej edhe nga temperaturat e larta.