Një tjetër rast i dhunës në familje është vënë re. Një tjetër person është arrestuar, nga qyteti i Korçës, pasi ka dhunuar babain e tij.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.