Është arrestiar një 41 vjeçar pasi u kap në flagrancë duke vjedhur pajisje shtëpiake në disa banesa të qytetit të Korçës. Gjatë arrestimit 41 vjeçari ka kundërshtuar forcat policore.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të vjedhjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, Korçë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 2 celularë, në dy banesa. Gjithashtu, 41-vjeçari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


