Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë! Kërkojnë të martohen në gjëndje civile! Të dielën ceremoni në tarracën e bashkisë

    Aktualitet May 18, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

    Në betejën për t’u martuar ligjërisht, Edlira dhe Alba, të cilat bashkëjetojnë prej 14 vitesh, do të festojnë dashurinë e tyre në një ceremoni në tarracën e bashkisë së Tiranës të dielën, bekuar nga 2 pastorë anglezë. Për Report Tv ato thonë se ky është një hap simbolik drejt lejimit të martesave brenda së njëjtës gjini.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Të premten, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.

    Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë.

    Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore do ta konkretizojnë të dielën e 19 majit, duke u veshur të dyja nuse.

    “Dasma jonë do bëhet në tarracën e bashkisë sepse është publike dhe mund të përdoret nga të gjitha taksapagues të rregullt, siç jemi dhe unë dhe Eda. Nuk ka asnjë detyrim ligjor për këtë vend. Dasma në vetvete është mesazh se jemi çifte si gjithë të tjerët. Mund të hasim vështirësi, kush nuk has vështirësi fundja? Dashuria është dashuri dhe nuk ka pse të mohohet nga askush”, thotë Alba.

    “Emocionet janë shumë të mëdhaja. Provuam të dyja fustanet. Zgjodhëm fustanin e parë. Ishte dashuri me shikim të parë. Jemi të emocionuara, ngarkuara, siç ndjehet çdo çift.”, u shpreh Eda.

    Në tarracën e bashkisë ku shpesh janë kurorëzuar në ceremoni simbolike çifte nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në festën e tyre, Edlira dhe Alba thonë se nuk do të ketë përfaqësues nga bashkia, por kanë marrë dy pastorë nga Anglia.

    “Nga Anglia sepse në Shqipëri nuk kemi gjetur askënd që të jetë i hapur për të transmetuar fjalën e zotit ashtu siç është. Jemi të detyruara ta gjejmë mirëkuptimin jashtë Shqipërisë”, tha Alba.

    Të pranishmet më të veçanta në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, do të jenë patjetër vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

    “Na u desh të regjistronim vajzat vetëm në emër të Edës për shkak të procedurave”, tregoi Alba.

    Më 25 maj në Tiranë do të ketë edhe një paradë, e cila është bërë e përvitshme me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve se çdo individ ka të drejtë të meritojë të jetojë i lirë dhe pa frikë

    “Është momenti që politikanët të flasin hapur dhe t’i shohin të drejtat e komunitetit LGPT me përparësi”, tha Alba.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Mërtiri: Rama dhe Berisha mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

    August 25, 2026

    Naum Veqilharxhi dhe alfabeti origjinal i Vithkuqit

    August 25, 2026

    Rama pret simpatizantët te vila qeveritare në Pogradec

    August 25, 2026

    Prioritetet e diplomacisë shqiptare, Hoxha flet nga Pogradeci

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mbledhja e Ramës në Pogradec shoqërohet me komente kritike

    August 25, 2026

    Korça Serenights rikthehet me edicionin e tretë më 17-20 shtator

    August 25, 2026

    Skënderbeu mbetet me merkato të bllokuar nga FIFA: Zbardhen shkaqet administrative

    August 25, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.