Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Egli që vranë në Pogradec, ishte djali i vetëm i mësuese Ismetes!

    Opinion August 20, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të gjithë vijmë në jetë për një qëllim, të cilit përpiqemi t’i përkushtohemi, për t’i dhënë kuptim jetës. Po kur jeta ndërpritet në mes, qëllimi ndërpritet dhe pesha e dhimbjes është shumë herë më e madhe. Largimi i parakohshëm nga kjo jetë, pavarësisht shkakut, i ndërpret në mes të gjitha ëndrrat.

    Çdo njëri nga ne që largohet papritmas, mund të shkaktojë trishtim, duke lënë pas dhimbje, por mund të shërbejë edhe burim force, për të frymëzuar të tjerët. Dekadat e fundit, sëmundje të rënda të pashërueshme kanë pushtuar globin, duke prerë jetët e njerëzve, shumë prej të cilave gra.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mësuesja Ismete Proga, njëra prej tyre, u bë burim force dhe frymëzimi, duke inkurajuar çdo femër që kishte të njëjtin fat me të. Ismetja, mësuese e përkushtuar profesioniste, e donte jetën, familjen, nxënësit, kolegët, punën, njerëzit. Me kurajën dhe dinamizmin e vet, u bë simbol i rezistencës, për ta shijuar jetën deri në momentin e fundit.

    Ismete Rustem Jolla u lind më 23 korrik 1958 në fshatin Jollë, në një familje tradicionale me shumë fëmijë. Në vendlindje mbaroi shkollën fillore. Jolla, fshati më i largët i Pogradecit me infrastrukturë rrugore nga më të vështirat ishte pengesë serioze për shkollim, por dëshira e saj për të mësuar, ishte e madhe.

    Me mbështetjen e familjes ndjek shkollën 8-vjeçare në Trebinjë me konvikt, ku studionin fëmijë nga zonat e largëta. Megjithëse larg kujdesit prindëror, e përfundoi shkollën në vitin 1969 me rezultate të larta dhe fitoi të drejtën për të vazhduar me bursë shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.

    Pas diplomimit në vitin 1974, e emëruan mësuese në shkollën 8-vjeçare në vendlindjen e saj Jollë, ku shumë shpejt fituar respektin dhe mirënjohjen e bashkëfshatarëve kualitetin e mësimdhënies dhe sjelljen e shkëlqyer me komunitetin. Një periudhë të shkurtër punoi pranë shkollës 8-vjeçare “Shyqyri Dervishi” Bishnicë.

    Në vitin 1981 u martua me Nazmi Progën (oficer ushtrie nga fshati Homçan) dhe u transferua në shkollën 8-vjeçare “Çeta e Mokrës” në Pleshisht. Pas 6 vitesh pune, në vitin 1987 kur erdhën familjarisht me banim në qytetin e Pogradecit, u emërua mësuese në shkollën 8-vjeçare “Dëshmorët e Pojskës” në Udënisht.

    Në vitin 1991 u emërua në shkollën 8-vjeçare “Gjok Shqiptari” në Pogradec, deri në vitin 2008 kur e larguan padrejtësisht nga puna, me pretekstin se ishte “me shkollë të mesme”. Largimi nga profesioni i dashur e tronditi, por më e keqja nuk kishte kaluar. Pak vite më pas u sëmur nga një sëmundje e pashërueshme.

    Megjithëse e përballoi me kurajë dhe guxim të admirueshëm, ëndrra e saj për të punuar përsëri mësuese, u ndërpre në mes më 11. 01. 2011, duke lënë pas dhimbje papërshkrueshme.
    Për këtë moment të vështirë, bashkëshorti i saj, Nazmiu, shprehet:

    “Kur e larguan në mënyre arbitrare e tërësisht politike nga puna, duke e lënë në mes të rrugës, e përjetoi jashtëzakonisht keq, sepse i ishte përkushtuar aq shumë punës dhe nxënësve, sa nuk e priste diçka të tillë. Në 33 vite pune dha shpirtin e vet për të mësuar sa më mirë nxënësit që iu besuan.

    Në sajë të punës, rezultateve të larta, gëzonte respektin dhe dashurinë e fëmijëve, prindërve, kolegëve. Kur bëheshin regjistrimet e fëmijëve, të gjithë prindërit, kërkonin t’i shpinin fëmijët me mësuese Ismeten. Ishte shembull në familje, shkonim shkëlqyeshëm, lindëm dy fëmijë Eglantinin e Jonidën, të cilët i rritëm e edukuam, e sot janë punonjës në institucionet shtetërore.

    Shumë fëmijë të shkolluar prej saj më respektojnë edhe mua sot qe janë rritur, më thërrasin xhaxhi Nazmiu i mësuese Ismetes. Nga sëmundja e rëndë dhe goditja me largimin nga puna në mënyre arbitrare e tërësisht politike, u nda nga jeta, më 11 Janar 2011″.

    Të gjithë do ta kujtojnë Ismeten, si mësuese plot pasion, të palodhur, korrekte, e qeshur dhe rrezatuese, që falte dashuri për çdo nxënës, e thjeshtë dhe mirëkuptuese me kolegët, e gatshme për të përmbushur misionin e saj.

    U prehsh në paqe, mësuese!

    Nga Istref Haxhillari

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    May 12, 2025

    Reagon Ivi Kaso për incidentin në Pogradec

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    Policia e Korçës nis hetimin për një parti në Korçë

    May 12, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Qatrom, një automjet del nga rruga – shoferi në gjendje kritike

    May 8, 2025

    Aksident i rëndë në Boboshtice, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

    May 8, 2025

    Vazhdon sherri në Pogradec – përfshihen familjarët

    May 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.