Një urdhër i dhënë nga Tirana drejt pikave shitëse para 6 muajsh ishte; “Shisni numra ONE sa më shumë”
Pas këtij urdhri gjithë menaxherët në gjithë Shqipërinë u mobilizuan për të shitur sa më tepër numra,duke dhënë dhe oferta tunduese për abonentët e rinj.
Por çfarë ndodh nga babëzia? Disa abonentë në Korçë, lajm i konfirmuar ky edhe brenda pikave shitëse të ONE, në momentin kur përpilohet kontrata në vend të një numri të shesin 3, pa dijeninë e abonentëve
Pra, ti kërkon një numër telefoni, në kontratën prej 7 fletësh, diku fshihet “djalli”, sepse merr dhe numra të tjerë por jo fizikisht.
Abonentët ankohen se nuk prishin dot kontratat me ONE pasi kanë firmosur për dy vite, por për një numer e jo tre, ndërkohë që një pagesë mujore për ta për dy vite shkon rreth 50 mijë lek të vjetra.
I bëjmë thirrje policisë së krimit ekonomik dhe prokurorisë të marrë masa dhe nisë hetimet