Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit në Ksamil

    August 24, 2026

    Tano Banushi dhe historia e mjeshtrit të madh të skenës

    August 24, 2026

    Vrasja e komandantit rus: Kush është 32-vjeçarja e arrestuar

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Eksportoi bazën e të dhënave TIMS, arrestohet drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça! Pezullohet nga detyra

    Aktualitet April 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është vendosur në arrest shtëpie pasi është në hetim për eksportimin e të dhënave të sisitemit TIMS.

    Drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është vendosur në arrest shtëpie pasi është në hetim për eksportimin e të dhënave të sisitemit TIMS.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Prokuroria e Tiranës kërkon të zbatohet masa e arrestit shtëpiak dhe kërkesa u miratua nga gjykata.

    Ervin Muça është marrë person në hetim, pasi dyshohej se ka kryer veprën penale ‘Hyrja e paautorizuar kompjuterike’. Sipas hetimeve, rezultoi se drejtori i IT-së ka hyrë në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit që ndodhet në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit që ndodhet tek rruga ‘Mine Peza’.

    Ai ka eksportuar të dhëna të paautorizuara dhe veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godiën me pin-in personal.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237, 242 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

    Drejtoria e Pergjithshme e Policisë së Shtetit ka referuar materialin procedural regjistruar me nr. 9866, datë 01.09.2023 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, si dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 192/b të Kodit Penal. Po kështu, me shkresën nr. 2482 prot, datë 08.08.2023 Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka përcjellë material hetimor, protokolluar me nr. 10898, datë 08.08.2023, për vlerësim dhe është regjistruar procedimi penal nr. 5404, datë 01.09.2023.

    Në vijueshmëri të hetimit, shtetasi E. M. është marrë person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal.

    Në mënyrë të përmbledhur nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.

    Hetimi i këtij procedimi penal është shtrirë në pyetjen e tërë personazheve të përfshirë në ditën e ngjarjes, por njëkohësisht edhe në kryerjen e ekspertimeve përkatëse. Në vijim të procesit hetimor, janë kryer verifikime mbi vërtetimin e besueshmerisë së personit nën hetim E. M., në raport me pozicionin e tij Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin.

    Personi nën hetim, sipas shkresës nr. 3041/1 prot, datë 08.01.2024 të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit E. M. i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari.

    Nga hetimi procedimit penal ndërmjet të tjerash, rezulton se personi nën hetim është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Personi nën hetim E. M. nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e DTI në policinë e shtetit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit në Ksamil

    August 24, 2026

    Tano Banushi dhe historia e mjeshtrit të madh të skenës

    August 24, 2026

    Vrasja e komandantit rus: Kush është 32-vjeçarja e arrestuar

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit në Ksamil

    August 24, 2026

    Tano Banushi dhe historia e mjeshtrit të madh të skenës

    August 24, 2026

    Vrasja e komandantit rus: Kush është 32-vjeçarja e arrestuar

    August 24, 2026

    Vizita e Mickoskit në Pustec, shmanget sërish himni shqiptar

    August 24, 2026

    Rama reagon pas incidentit me himnin kombëtar në Pustec

    August 24, 2026

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të dendura shiu dhe breshër në fushën e Maliqit

    August 23, 2026

    Kapshticë: Mbi 30 mijë persona largohen drejt Greqisë në 4 ditë

    August 23, 2026

    Moti në Korçë: Reshje të dendura shiu dhe stuhi në qytet

    August 23, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.