Për të dalë në tregun rajonal dhe më gjerë me bimët medicinale dhe ato aromatike fermerët e juglindjes se vendit duhet të bëjnë kujdes në trajtimin e tyre, edhe për të ruajtur sa më shumë të jetë e mundur standardet e një tregu me shume se lokal.
Për doktoreshen e shkencave bujqësore Elvana Zhezha fermerët duhet të kene parasysh kultivimin e këtyre bimëve pa përdorur plehra kimike dhe pesticide, nëse do të duan të jenë konkurrues në treg me prodhime të një cilësie të lartë
Qarku i Korçës nga viti në vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale dhe aromatike. Një pjesë e fermerëve që merren me kultivimin e këtyre bimëve, edhe për shkak të rritjes së sipërfaqeve kanë arritur të kenë partneritet në tregun Europian dhe me gjere. E gjithe kjo ka ardhur për shkak të ruajtjes së standardeve të kultivimit të këtyre bimëve. Ka fermerë të tjerë me sipërfaqe më të vogla që për shkak të mosruajtjes se standardeve e kanë patur të vështirë të gjejnë treg, e kur e kanë gjetur, e kanë gjetur me çmime të ulëta.