Një shtetas nga qyteti i Ersekës po ndërtonte një mur rrethues, por kryeplaku në vetëgjyqësi ja prishte.
Ja çfarë thotë Policia;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të ndërtimit pa lejë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Podë, Kolonjë, pasi në fshat, me vetëgjyqësi, ka shkatërruar një mur në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.