Kryebashkiaku i Kolonjës, njëkohësisht dhe kandidat për kryetar bashkie, Erion Isai, po vazhdon turet e veta të takimeve elektorale.
Ditën e djeshme, gjatë një këndi fjale në një fshat të Kolonjës, Erioni debaton me një zonjë të pranishme aty.
Zonja në fjalë e ndërpret gjatë fjalimit ku shprehet “Të mos ua shesë qytetarëve këto dokërra“.
Këto fjalë e kanë acaruar Erionin i cili i është kthyer me kërcënime votueses, “Je zonjë se do të kisha thënë një fjalë që të mos dilje në fshat për dy javë, por ulu aty“.
A është i hijshëm ky fjalor nga ana e Erionit Isait në ditët e fundit të fushatës elektorale?
Ajo që bie në sy është se askush nga të pranishmit nuk ka reaguar ndaj këtyre fyerjeve që Erioni i drejtoi drejtpërsëdrejti një figure femërore.