Analisti Ermal Hasimja ka deklaruar se protesta e cila po zhvillohet prej 66 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, po sjell një ndryshim të dukshëm në politikën shqiptare, duke theksuar se kreut të qeverisë kanë nisur t’i rrjedhin deputetët.
Gjatë komentit të tij për zhvillimet e fundit politike, Hasimja vlerësoi rolin e qytetarëve në këtë lëvizje. “Janë qytetarët që kanë marrë në dorë protestën”, u shpreh ai, duke nënvizuar se kjo qëndresë është shumë e vlefshme për funksionimin e demokracisë në vend.
Qëndrimi i kryeministrit përballë protestës
Duke u ndalur tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama përballë kësaj situate, Hasimja theksoi se qëllimi i kreut të qeverisë është të vazhdojë me qasjen e tij, pavarësisht presionit të krijuar nga tubimet. Sipas analizës së tij, kjo lëvizje qytetare po tregon tashmë ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në radhët e politikës shqiptare dhe në qëndrueshmërinë e mazhorancës.
Foto: Korça Blog


