Nga ambientet e burgut të Fierit është liruar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas vendimit të Gjykatës së Fierit.
Salianji ka fituar lirinë sot, pas më shumë se 9 muajsh qëndrimi në burg. Në pritje të tij ishin deputeti Luan Baçi dhe shumë eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike.
Në deklaratën e dhënë për mediat, Salianji theksoi se burgosja e tij ishte një vendim politik, ndërsa u zotua se do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Strasburgut për të fituar pafajësinë.


