Shqipëria shton kapacitetet e saj për emergjencat civile duke vënë në punë avionin e parë zjarrfikës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e operacionit të parë nga ajri.
Autoritetet raportojnë 7 vatra zjarri ende aktive në vend, ndërsa forcat operacionale po punojnë intensivisht në Mallakastër për të mbrojtur zonat e banuara.