Rritet çmimi i fasules pllaqi dhe asaj kokërr vogël. E gjithë kjo sipas fermerëve ka ardhur për shkak të prodhimit të ulët gjatë këtij viti pasi kushtet atmosferike nuk kanë qenë të favorshme për këtë kulturë bujqësore.
Çmimi i lartë i fasules ka larguar blerësit vendas ndërkohë që gjithnjë sipas fermerëve sasia e prodhuar e këtij viti nga fermerët e fushës së Maliqit, në veçanti ato të fshatit Kreshpanj po tërhiqet nga tregtare kosovarë.
“Fermerët e fshatit Kreshpanj kanë sasi të konsiderueshme fasulesh të pa shitura, gjë e cila ka ardhur për shkak të mos seleksionimit në kohën e duhur”, – Larmond Ferhatllari
Drejtori i drejtorisë së bujqësisë në bashkinë e Maliqit Arben Dulellari tha se çmimi prej dy votës është i lartë për shkak të kushteve atmosferike. Prodhimi nuk tërhiqet nga tregu vendas pasi në treg ka fasule që ka ardhur nga vende të tjera, përfshi dhe ato të rajonit ndërkohë që tregtarët kosovare tërheqin prodhimin e fermerëve të juglindjes për ta treguar më pas në Gjermani.
Në qoftë se një vit më parë çmimi i fasules pllaqi ka qenë 500 lek te reja këtë vit ka shkuar 600 lek, ndërkohë që çmimi i fasules kokërr vogël ka qenë 400 lek ndërsa këtë vit ka shkuar deri në 450 lek.