Ministri Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë në rrjetin e tij lajmin e keq se fëmija që u braktis dje në Tiranën nga nëna e tij sapo ndërroi jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ja doli dot të mbijetonte.
Statusi në facebook;
Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë.