Festa e Lakrorit në fshatin Polenë është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme që tërheq qindra vizitorë vendas dhe të huaj. Ky event unik jo vetëm që ofron shijen e mrekullueshme të lakrorit të pjekur në saç, por gjithashtu ofron mundësinë për të njohur traditën, historinë dhe bukuritë e këtij fshati të mrekullueshëm dhe punëtor.
Eventi do të mbahet më 3 gusht dhe të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë. Transporti do të jetë falas, me nisje nga Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në orën 18:00.
Bashkohuni me ne për një mbrëmje të paharrueshme, ku tradita dhe shija bashkohen në harmoni të plotë. Ejani të shijojmë së bashku lakrorin e mrekullueshëm dhe të njohim historinë dhe kulturën e pasur të fshatit Polenë.