Edicioni i 14-të i Festivalit Ballkanik të Filmit & Kulinarisë mbahet nga data 25 qershor deri më 29 qershor në Qëndrën Kulturore “Lasgush Poradeci“ dhe sheshin “Odeon”.
Organizatorët Gerta Qurku dhe Eno Milkani, do të vijojnë për të 14-in vit radhazi traditën e këtij Festivali i cili e shëndrron Pogradecin në 1 javë në qendrën ballkanike të filmave ku marrin pjesë regjisorë, producentë, studentë të kinematografisë nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Filmat me metrazh të gjatë dhe të shkurtër do të shoqërojnë për ditë me radhë ditët e festivalit si edhe dokumentarët.
Ndërkohë edhe për këtë vit në sheshin odeon çdo mbërmje nl bashkëpunim me qendrëm kombëtare të filmit do të shfaqen filma shqiptarë të restauruar.
Nata e parë që shënon hapjen ditën e martë, në orën 20:30 përveç ceremonisë hapëse do të shfaqë në “Odeon” filmin e Eduard Grishaj “Sophie” një film i cili ka marrë disa çmime dhe për publiku pogradecar dhe pushuesit vjen premierë. Ndaj në datar 25-29 Qershor rezervo datat për në Pogradec.