Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai ndodhet në brigjet e liqenit të Pogradecit dhe është “panorama” e parë e vizitorëve që zbresin Qafë Thanën në drejtim të qytetit.
Bregu i Liqenit është një zonë e mbrojtur nga UNESCO, ndërsa vetë fshati është futur në 100 fshatrat turistikë nga qeveria. Së fundmi Lini u konfirmua edhe si vendbanimi më i vjetër në Europë, mbi 8500 vjeçar.
Por ajo që të bie më shumë në sy në Lin është mungesa e theksuar në investime. Shqetësim kryesor për banorët është mungesa e kanalizimeve për ujërat e zezatë cilat përfundojnë në liqen.
Fiks Fare ka kryer një vëzhgim dhe ka folur me banorët të cilët kanë konfirmuar shqetësimin, aq sa kjo ka ndikuar negativisht edhe tek mijra të huaj që vijnë në këtë fshat.
Fiks Fare ka folur edhe me Zv/kryetarin e bashkisë Pogradec Paskalino Ziko i cili tha se Lini ka 2 projekte të mëdha për të cilat pritet të nisë investimi, i pari për ujrat e zeza, pasi tashmë ka përfunduar furnizimi me ujë 24 orë për banorët dhe projekti tjetër është rikualifikimi urban i rrugëve, godinave dhe shëritores së re të Linit që do të transformojë tërësisht fshatin.
Megjithatë deri sa projektet të nisin nga zbatimk Lini krahas bukurisë do ti ofrojë turistëve edhe anën e tij të errët, fatkeqsisht përfundon vëzhgimi i Fiks Fare.


