Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu ka fituar me 6.702 diferencë garën ndaj kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Alfred Gega duke marrë kështu një mandat të shtatë në krye të kësaj bashkie.
Topçiu ka marrë 13.577 vota, kundrejt 6.875 votave që ka marrë Gega. Entuziazmi në shtabin elektoral të Topçiut ka qenë i madh teksa ky i fundit bëhet zyrtarisht kryebashkiaku më jetë gjatë në vend.
Drejtuesi politik i PS në qarkun Korçë, Niko Peleshi, nuk e ka përmbajtur entuziazmin e fitores, teksa është përqafuar me Topçiun, i cili në një moment e ngre në krah ministrin e Mbrojtjes.