Me diferencë të thellë votash, PS ka fituar edhe Bashkinë Korçë. Sotiraq Filo, nën logo e PS ka “rrëmbyer” 20996 vota, përkthyer në 60.63 % të rezultatit total.
Nga ana tjetër, Ledina Alolli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm 13631 vota ose 39.37 % të rezultatit final, duke mos siguruar shumicën. Korça kthehet në bashkinë e 26 të fituar nga partia në pushtet, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka siguruar vetëm 6 të tilla.