Dramë për Laçin! Mundet në shtëpi në “finalen” me Skënderbeun dhe afron rënien nga kategoria
Skënderbeu ka fituar një “finale” për mbijetesën në transfertë ndaj një rivali direkt si Laçi dhe për momentin e sheh veten në pozita pak më të favorshme për të siguruar mbijetesën në Superiore.
Në sfidën e luajtur në stadiumin e kurbinasve, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka goditi në momentin e duhur në dy pjesët e ndeshjes me anë të Bismark, ndërsa goli i Kordeiro nuk i mjaftoi ekipit vendas që krijoi më shumë volum loje, por pa arritur të çante mbrojtje e ngjeshur të korçarëve.
Kësisoj, Skënderbeu merr një bonus të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa Laçi sheh gjithnjë e më afër rënien në Kategorinë e Parë.
LAÇI 1-2 SKËNDERBEU
39′ Kordeiro / 19′, 82′ Bismark
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Skënderbeut.
90’+1’ Pas një rivënie anësore, topi shkon te Traore i cili është i vetëm në zonë por gjuan në mënyrë të pabesueshme jashtë me të majtën.
90′ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Kristian për një faull ndaj Lukinjas.
88’ Kordeiro provon me një gjuajtje tokazi nga distanca, sfera shkon në duart e Alias.
87’ Vaskez merr vendin e Estreja në radhët e Skënderbeut.
86’ Bibo ndëshkohet me karton të verdhe.
85’ Manellari i lë vendin në fushë Traore në minutat e fundit te Laçi.
83’ GOOOL SKËNDERBEU! Nasr pason nga e djathta për Bismark, gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Lleshi dhe shkon në portën e Dobjanit.
81’ Harkime radhazi në zonën e Skënderbeut pas zhvillimit të një goditje këndi, Alia dhe mbrojtja largojnë rrezikun.
76’ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.
74’ Nikaj dhe Merlim i lënë vendin në fushë Janaqit dhe Lukinjas në radhët e Skënderbeut.
73’ Nasr depërton përsëri në zonë, por nuk e kontrollon siç duhet sferën që shkon te Dobjani.
71’ Tresa provon nga distanca me një gjuajte të fortë, Alia pret në dy kohe.
70’ Nasr del rrezikshëm në krahun e majtë, gjuajtja e tij diagonale shkon në duart e Dobjanit.
68’ Ramos merr vendin e Dokës në radhët e Skënderbeut.
60’ Pas një harkimi në zonë të Prodanit, Prençi e Alia nuk merren vesh duke rrezikuar autogolin. Por aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.
54’ Përsëri nervozizëm në fushë mes Merlim dhe Prodanit. Në fund gjyqtari i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë.
50’ Manellari harkon në zonë ku Kordeiro nuk ia del të devijojë para Alias.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime mes dy ekipeve.
45’+1’Mbyllet me barazimin 1-1 pjesa e parë e ndeshjes.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Ka momente tensioni në fushë me përplasje të lojtarëve të të dy skuadrave, që zgjidhet pa ndëshkime nga gjyqtari i ndeshjes.
41’ Bullari ka mundësinë e artë të kalojë shpejt në avantazh skuadrën e tij me një lëvizje të shpejtë në zonë dhe një gjuajtje të befasishme, por sfera shkon jashtë duke prekur shtyllën e portës korçare.
39’ GOOOL LAÇI! Tresa gjen hapësirën për pasim në të djathtën dhe çon topin në mënyrë perfekte te Kordeiro i cili nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë.
38’ Doka provon edhe ai me një diagonale nga distanca, pa gjetur trajektoren për të çuar sferën në rrjetë.
36’ Kurti harkon në zonë nga e djathta për Kordeiron, por ky i fundit nuk ndjek aksionin për të rrezikuar portën korçare.
29’ Kordeiro ekzekuton një goditje dënimi nga distanca, topi shkon në duart e portierit Alia.
23’ Sabo gjuan në hyrje të zonës, Bismark bllokon rrezen e goditjes dhe devijon jashtë sferën.
19’ GOOOL SKËNDERBEU! Lleshi nuk arrin të kontrollojë një kthim topi mbrapa duke ia dhuruar Bismark i cili i vetëm para Dobjanit nuk gabon.
17’ Nikaj hyn në zonë dhe nuk godet topin, duke u rrëzuar pas një përplasje me një prej futbollistëve vendas. Korçarët kërkojnë penallti, kryesori lë lojën të vazhdojë.
15’ Bibo tenton nga jashtë zonës, pa gjetur portën korçare.
9’ Tresa del përsëri në sulm në të majtën, gjuajtja e tij duke rrëshqitur përfundon jashtë katërkëndorit të Skënderbeut.
8’ Fillimisht një gjuajtje e Tresës bllokohet nga mbrojtja e më pas Bullari gjuan por çon sferën në duart e Alias.
1′ Nis ndeshja në Laç. Ka tension që në sekondat e para.
FORMACIONET ZYRTARE
LAÇI: Dobjani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Opeh, Kristian
Trajner: Françesko Moriero
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Juri, Nikaj, Nasr, Dumfur, Sabo, Estrela, Doka, Shaqe, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka


