Aksident me një të plagosur rëndë në bulevard Republika në Korçë
Ka qënë drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen ” ai që ka kryer një manovër të gabuar duke kaluar nga krahu i djathtë i bulevardit në krahu e kundërt, manovër kjo që ka sjellë edhe përplasjen e mjetit që po zbriste nga katedralja në drejtim të” lendina e lotëve”
Burime të siguruara thanë se devijimi i mjetit tip “Volkswagen” nga njëri krah me tjetrin ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit në ato momente ka patur probleme kardiake, megjithatë grupi i ekspertëve në vendngjarje po heton për shkaqet e këtij aksidenti ndërkohë që pritet edhe ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar nëse kemi patur problem të tillë shëndetesor në momentin e aksidentit