Edhe një nga ushqimet që shqiptarët e kanë konsumuar historikisht në familjet e tyre sidomos në vjeshtë dhe dimër duket se këtë vit do të jetë më pak e pranishme në tyrezat e tyre ose thënë ndryshe do fillojë të konsumohet me “kët”. Bëhet fjalë prë fasulen, prodhimi I këtij produkti këtë vit ka qenë I pakët dhe për pasojë cmimi i saj është tepër i lartë, nga 2 deri në 3 mijë lek të vjetra më shumë.
Këtë vit një kg fasule shitet nga 400 – 600 leke sipas llojit dhe cilësisë së saj. Maliqi është territory ku ky prodhim bujqësor kultivohet më tepër, njësitë Pojan, Libonik e Vreshtas këto kohë duhet të kesh miq që të gjesh fasule.
Kreshpanji është një nga fshatrat e njohur për prodhimin e fasules, nga rreth 80 Ha tokë bujqësore që ka fshati, 50 Ha janë të mbjella me fasule, çka tregon se të gjithë fermerët e këtij fshati e kultivojnë fasulen.
Fasulja e prodhuar në këtë zonë është më e shijshme edhe për shkak të mikroelementëve të tokës, por edhe për shkak të shërbimeve që i bëhen nga vetë fermerët. Kryesisht kërkohet fasulja trenare, por nuk mbetet pas edhe fasulja pllaqi.
Megjithatë duket se ky dimër do të sjellë më pak konsum të këtij produkti në tyreza, pasi me cmimin e arritur shumë pak familje do arrijnë ta përballojnë, por edhe kur ta blejnë do gatuajnë më pak sasi se sa vitet e kaluara.


