Komisioni i Disiplinës pranë FSHF në mbledhjen e fundit i ka ndaluar Skënderbeut merkaton në hyrje duke i bllokuar kështu ardhjen e lojtarëve të rinj.
E gjithë kjo mësohet të ketë ardhur për shkak të një borxhi mbi 30 mijë euro që klubi i futbollit Skënderbeu i ka futbollistit Devi Bregu.
Komisioni i disiplinës i ka lejuar Skënderbeut 3 stacione për t’i krijuar mundësinë e shlyerjes së detyrimeve ndaj lojtarit me qëllim riaktivizimin sa më shpejt të jetë e mundur të merkatoss hyrëse të kësaj skuadre.
Burime të siguruara pranë klubit korçar thanë se korçarët do të shlyejnë në një kohë rekord këtë detyrim ndaj futbollistit edhe për atë sepse presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj gjatë gjithë kësaj kohe ka patur biseda të shumta me lojtarë të cilët mendohen të jenë pjesë e bardhekuqëve për sezonin e ri.