Për të 29-in vit me radhë Pogradeci organizon Festën e Verërave dhe Gështenjës. Një nga eventet më të mëdha të sezonit vjeshtë-dimër i cili bën bashkë pogradecarët dhe qytetarë nga gjithë Shqipëria e turistë të huaj.

Po çfarë do të ofrohet në dy net 20 dhe 21 Tetor?
Do të ketë degustim verërash, muzikë të mirë, panair produktesh, gështenja të pjekura e shumë surpriza të tjera.
Nuk do të mungojnë edhe koncertet në dy net me këngëtarë si : Ardian Trebicka, Eranda Libohova, Liljana Kondakçi, Armaldo Kllogjeri dhe Kozma Dushi.
Festa do të organizohet në të dy netët në sheshin kryesore të qytetit dhe nis në orën 18:00 për të dyja netët.
Edhe këtë vit festivali ka konkurset për;
- Verën më të mirë
- Kantinën më të mirë
- Poezinë më të mirë
- Pikturën më të mirë
Konkurimi është i hapur deri në datën 19.
Fundjava është pranë dhe nëse nuk keni plane ku të shkoni kolibri.al ju sugjeron Pogradecin sepae aty haet mirë, pihet verë buti dhe gjen njerëz paqësorë


