Drejtuesit e gjithë drejtorive në Bashkinë e Kolonjës janë mbledhur në një takim të përbashkët në Leskovik, për të folur mbi punën e bërë 4 vitet e kaluara por edhe për ato pune te cilat synohen të arrihen gjatë këtij mandati.
Erion Isai, kryetari i bashkisë Kolonjë është shprehur se ndryshe nga më parë, kërkon nga drejtorët rigorozitet në punë dhe përkushtim të veçantë, për të respektuar secilin qytetar të kësaj bashkie në mënyrë dinjitoze.
Ristana Gjergo, nënkryetarja e bashkisë Kolonjë tregon për televizionin tonë se çdo drejtori po rikonceptohet e fokus të veçantë i është dhënë dixhitalizimit të turizmit.
Përgjatë viteve të fundit numri i turistëve në gjithë rrethin e Kolonjës është rritur, teksa janë rritur dhe investimet nga sektori privat, duke e çuar turizmin në një nivel më të lartë
