Edhe pas zgjedhjeve, kryebashkiaku i Maliqit vëmendje për realizimin e projekteve në investime.
Projektet e investimeve në bashkinë e Maliqit nuk kanë qënë sa për fushatë elektorale por realizimi deri në fund i premtimeve të dhëna nga kryebashkiaku Gëzim Topçiu.
Vetëm pak ditë kanë kaluar nga zgjedhjet vendore të 14 majit, dhe Gëzim Topçiu i rizgjedhur për një mandat të ri shfaqet me moton e tij ‘çdo ditë punohet’.
“Nga inspektimi sot në Sovjan, Njësia Administrative Pirg, ku ka filluar puna për asfaltimin e rrugëve në lagjen lart. Punohet në disa kantiere të Bashkisë Maliq”- ka shkruar kryebashkiaku Gëzim Topçiu.