24 qershori kremtohet festa e Shën Prodhromit në Voskopojë e cila nisi prej mbrëmjes së djeshme dhe mbledh qindra qytetarë e vizitorë ne fshatin turistik për të shijuar natyrën dhe festuar këtë ditë.
Kjo ditë simbolike festohet në manastirin me të njëjtin emër, një prej atraksioneve më interesante të Voskopojës, i cili është kthyer në një destinacion pelegrinazhi.
Kisha e Shën Prodhromit konsiderohet një prej monumenteve më të rëndësishme në Voskopojë, jo vetëm për periudhën e hershme kur daton, por edhe për elementet unikë në strukturën e saj.


