Në Korcë vijojnë reagimet për aksionin e policisë së shtetit në lidhje me gjobat që aplikohen për këmbësorët që shelin rregullat e levizjes në rrugë apo nuk përdorin vijat e bardha.
Fejzullahu i cili është edhe këshilltar në Këshillin Bashkiak Korcë shprehet se në Korcë ka kulturë dhe reagimi i njerzve ka qenë I butë, jo I ashpër, por kjo ndodh se Korca ka kulturë thotë ai, se pot ë ndodhte në qytete të tjera do kishte tjetër lloj reagimi.
Nga ana tjetër që dicka e tillë të jetë e ligjëruar edhe më mirë, Fejzullah kërkon që të vendosen tabelat dhe sinjalistike, pra të krijohen të gjitha kushtet e nevojshme dhe më pas në rast mos zbatimi le të aplikohen gjobat.
Sot është bërë nami me gjoba për këmbësorët! Dhe ku? Në Korçë. Normal në Korçë, sepse këtu qytetarët janë më të kulturuar dhe e pranojnë mendësinë që nëse shkel ligjin, duhet të gjobitesh. Kjo është një situatë mëse normale, sepse dhe unë si drejtues mjeti jam gjobitur saherë kam shkelur rregullat dhe këto gjoba më kanë shërbyer për t’u përmirësuar si drejtues mjeti. Nga ana tjetër, drejtuesi i mjetit ka kryer një kurs për rregullat e qarkullimit dhe është i vetëdijshëm për gabimet që kryen dhe e meriton gjobën.
Këmbësori, nga ana tjetër, nuk mund të jetë kurrësesi në të njëjtat kushte.
Të nderuar gjobëvenësa, kujdesuni njëherë që sinjalistika vertikale dhe horizontale të jetë ajo që duhet të jetë! Bëni sensibilizim publik 1-2 muaj apo më shumë dhe pastaj pa diskutim që keni moralin dhe të drejtën të gjobisni këmbësorë.
Unë personalisht do kërkoj që këto gjoba të anullohen derisa këto pika të plotësohen!