Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë së dhënë më herët nga Apeli i Posaçëm.
Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025, është nën hetim për akuza që lidhen me korrupsion dhe pastrim parash. Ai i ishte drejtuar Gjykatës së Lartë më 19 maj, duke kërkuar revokimin e masës së arrestit dhe lirimin nga qelia.
Sot, kolegji gjyqësor i përbërë nga gjyqtarët Albana Boksi, Mehdi Bici dhe Sokol Binaj, vendosi të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, duke e lënë të pandryshuar vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
Hetimet ndaj Veliajt vijojnë, ndërsa ai mbetet në qeli në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.


