Ish-farmacia e qytetit të Maliqit sot nuk është asgjë më tepër se një godinë e braktisur e cila shërben vetëm për të rinjtë që janë konsumatorë të drogës apo për personat e papërgjegjshëm të cilët kryejnë nevojat personale.
Ankesën e bëjnë banorët e pallateve përreth, të cilët shprehin shqetësimin se kjo ndërtesë përbën problem për ta e se i kërkojnë bashkisë një zgjidhje.
Banorët shprehen se disa herë e kanë ngritur këtë problematikë në institucioni i pushtetit lokal por ende nuk është marrë asnjë zgjidhje.



