Një rast jo fort i zakonshëm është paraqitur në Komisariatin e Policisë Pogradec, ku një shtetas ka bërë kallëzim penal ndaj bashkëshortes së tij se e ka kërcënuar.
Dhuna ndaj burrave është një fenomen social që po shtohet. 39 vjeçarja dyshohet se e ka kërcënuar nëpërmjet telefonit, ndaj dhe ka nisur procedimi penal ndaj saj.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të kanosjes
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. K., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshortin e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


