DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë, për goditje me sende të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. S., 35 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në afërsi të fshatit Biranj, Korçë, ka goditur me send të fortë një 30-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.