Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vdekja e 46-vjeçares në Itali, ndalohet në Bari partneri shqiptar

    August 17, 2026

    Arrestohet në Bari shqiptari i dyshuar për vrasjen e partneres

    August 17, 2026

    Skandali i korrupsionit në Irak: Sekuestrohen miliona dollarë

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gvozdenoviç për Skënderbeun e Superiores: ​”Do të jetë një grup cilësor dhe kjo nuk ka vend për diskutime!”

    Aktualitet June 12, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu është kthyer në një kantier ndërtimi për sezonin e ri dhe ndryshimet në klub duket se do të jenë të shumta pas rikthimit të ekipit në Kategorinë Superiore.

    Përveç afrimeve dhe largimeve të lojtarëve, korçarët do të bëjnë edhe disa plotësime në stafin teknik, teksa të gjitha ndryshimet do të prezantohen në fund të muajit qershor nga vetë presidenti Ardjan Takaj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Trajneri i rikonfirmuar, Ivan Gvozdenoviç, do të ketë një staf më të plotë dhe një grup pune bashkë me kreun e klubit për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri.

    Në një komunikim telefonik nga Beogradi, trajneri i Skënderbeut ka bërë me dije për “Panorama Sport” se kërkon të ketë të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion në ditët e para të grumbullimit, duke shtuar këtu edhe afrimet e mundshme.

    Sipas tij, vetëm kështu do të ketë një mundësi më të mirë menaxhimi dhe përzgjedhjeje.

    “Edhe pse kemi mbyllur një sezon të vështirë dhe është koha për të pushuar, ne jemi në punë për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. ​Do të jetë një grup cilësor dhe kjo nuk ka vend për diskutime, pasi plani i presidentit Takaj, por edhe ambiciet e mia, janë shumë të qarta. Do ta nisim me lojtarët që mbyllën sezonin e kaluar. Do të jenë të paktë ata futbollistë që do të largohen. Unë dua një ekip të gjerë, me shumë futbollistë në nisjen e fazës përgatitore, në mënyrë që të kem mundësi të përzgjedh dhe më pas të vendos përfundimisht për dilemat që mund të kem. Veç lojtarëve që mbyllën me ne sezonin, do të ketë edhe afrime të shumta, që do të vijnë të testohen dhe në bazë të cilësive, do të shohim se kush do të qëndrojë.Na pret një punë e madhe, por Skënderbeu i sezonit të ri do të jetë konkurrues”, ka thënë fillimisht trajneri Gvozdenoviç.

    AFRIMET

    I pyetur për emrat e lojtarëve që pritet të afrohen, teksa janë lakuar së fundmi portieri Edmir Sali, mbrojtësit Ante Osmanllari dhe Ardit Peposhi, si dhe mesfushori Xhuljo Tabaku, trajneri nuk ka dashur që të komentojë.

    Megjithatë, ai ka theksuar se merkatoja e Skënderbeut ka filluar dhe do të vijnë shumë shpejt zyrtarizimet e para.

    “Unë nuk dua të flas për emra të përveçëm lojtarësh, pasi janë drejtuesit e klubit që po punojnë për këtë pjesë. Do t’i shihni shumë shpejt afrimet e Skënderbeut. Brenda një kohe të shkurtër do të vijnë dhe zyrtarizimet e para. ​Ajo që mund të them është se jemi duke kërkuar lojtarë cilësorë dhe të vlefshëm për ekipin, në mënyrë që ekipi i sezonit të ri të jetë një shëmbëlltyrë e Skënderbeut europian. Shumë shpejt skuadra do të jetë e kompletuar”, përfundoi trajneri.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vdekja e 46-vjeçares në Itali, ndalohet në Bari partneri shqiptar

    August 17, 2026

    Arrestohet në Bari shqiptari i dyshuar për vrasjen e partneres

    August 17, 2026

    Skandali i korrupsionit në Irak: Sekuestrohen miliona dollarë

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vdekja e 46-vjeçares në Itali, ndalohet në Bari partneri shqiptar

    August 17, 2026

    Arrestohet në Bari shqiptari i dyshuar për vrasjen e partneres

    August 17, 2026

    Skandali i korrupsionit në Irak: Sekuestrohen miliona dollarë

    August 17, 2026

    E djathta spanjolle drejt një shumice absolute sipas sondazheve

    August 17, 2026

    Shpërthim me tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë

    August 16, 2026

    Vende pune në polici: Hapet konkursi për 300 patrullë të rinj

    August 16, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Shpërthim me tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë-Krujë

    August 16, 2026

    Vende pune në polici: Hapet konkursi për 300 patrullë të rinj

    August 16, 2026

    Bramo sjell “Hëna Gënjeshtare”, një udhëtim mes dashurisë

    August 16, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.