Rregulisht vitet e fundit vendi jonë ka qenë në shënjestër të hackerave të cilët vazhdimisht kanë shkaktuar sulme, avari, vjedhje të dhënash në institicione shtetërore e private të cilat i kanë nxjerrë në shitje për pak dollarë.
Tashmë Shqipëria në bashkëpunim me SHBA ka një qendër ushtarake të sigurisë kibernetike e cila do të mundësojë një sistem mbrojtës nga sulmet e tilla. Ministri i Mbrojtjes
Niko Peleshi e ka njoftuar në rrjetin e tij hapjen e qendrës:
Statusi në facebook
Inagurimi i Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një hap i madh drejt mbrojtjes së botës digjitale!
Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ekspertizën e specializuar të profesionistëve dhe teknologjinë e avancuar kjo njësi do të luajë një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve tona të informacionit.