Prej datës 15 nëntor janë hapur aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të plazhit për vitin 2025 edhe për bashkinë e Pogradecit. Në bazë të rregullores së miratuar, këtë vit prioritet për stacione plazhi do të kenë vetëm strukturat akomoduese, pra hotelet e vijës së parë dhe të dytë të bregut të liqenit.
Po ashtu në Pogradec vitin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësirë për plazhe publike.
Ndryshim këtë vit do të ketë edhe tek numri i çadrave, i cili do të caktohet dhe miratohet në varësi të numrit të dhomave të deklaruara nga subjekti.
Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 15 dhjetor.