Ai i cili gjithë jetën i ka kënduar terrorit, dhunës, drogës, kanabisit, kilogramëve, sherreve, kasketave dhe grushtave, sot është ndjerë i detyruar nga shoqëria për të reaguar kundër vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cami.
Noziy, reperi i njohur, Rigels Rajku, është shprehur në rrjetet sociale se nuk lejohet të mbash armë, por duhet të shkosh të bësh boks e të përballesh si burrat për vetëmbrojtje e jo me armë dhe thika.
Por sa i vërtetë është ky postim?
Noizy gjatë gjithë karrierës së tij artistike i ka kënduar vetëm veseve të këqija. E mesa duket, në rast se do të pendohej vërtet, minimumi do t’i kërkonte ndjesë publikut për këngët që ka krijuar, kënduar dhe injekutuar te shoqëria shqiptare dhe kryesisht te adoleshentët.
Ja pra, që nuk mundesh që TI të japësh mesazhe kur ti nuk je mesazhi dhe je antivlera e kësaj shoqërie.
Nëse ndjesa do të ishte e vërtetë jo vetëm do të shprehej me fjalë por me vepra!



