Një 42 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Ende nuk dihet arsyeja por babai i tij u moshuar u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të dhunës.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 42 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.