Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. 28 vjeçari nga Korça donte t’i shmangej kontrollit të policisë, por pas kryerjes së testit rezultoi se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.