Një aksident rrugor është regjistruar së fundmi në zonën e Buçimasit, ku një drejtues mjeti ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.
Policia e Korçës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. J., 60 vjeç, banues në Buçimas, i cili po drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit kur është përplasur me një automjet tjetër.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë kryer testin e alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.
Ndaj 60-vjeçarit tashmë është ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pritet të përballet me pasojat ligjore për këtë shkelje të rëndë të kodit rrugor.
Njoftimi i policisë;
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. J., 60 vjeç, banues në Buçimas, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


