Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Maliq-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtëmi, aty ku dhe herë të tjera ka pasur aksidente, madje edhe me aksidente të rënda.
Një person me motorr, emrin e të cilit policia se ka bërë me dije ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës kur në afërsi të fshatit Vashtëmi në tentativë për të shmangur përplasjen me një kafshë (qen) është rrëzuar nga motorri duke pësuar dëmtime të lehta.
Burime nga Policia Rrugore thanë se motorristi ndodhet në spitalin e Korçës ku dhe ka marrë mjekimet e duhura.
Aksi Korçë-Maliq edhe për shkak të kryqezimeve dhe degëzimeve herë pas here ka pasur aksidente.