Ngjarje në Vashtmi: 29-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj nënës
Policia e Maliqit ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Viktima është pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Maliq ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për hetime të mëtejshme lidhur me këtë rast.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jutidiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.