Ndryshon drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2021 drejtues politik i juglindjes ka qenë deputeti Edmond Spaho ndersa për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, kryetari i PD Sali Berisha i ka besuar qarkun e Korçës juristit Ivi Kaso, i cili ka qenë avokat në të gjitha seancat gjyqësore që partia demokratike ka patur, përfshi dhe çështjen e vulës
Nga ana tjetër deputeti i Korçës Ervin Salianji do të jetë drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit.
Drejtuesi kryesor i fushatës elektorale për PD sipas informacioneve zyrtare që vijnë nga selia blu do të jetë Flamur Noka.